Fillime të thjeshta plot pasion
Familja Mera është një familje, thelbi i së cilës është uniteti, mirëkuptimi dhe respektimi i secilit prej anëtarëve të saj. Të gjithë pjestarët kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e familjes që prej gjenezës së kasaj familjeje. Të gjithë pjesëtarët e familjes kishin detyra të ndara dhe kjo gjë na mësoi një ndjenjë përulësie dhe dashurie për të gjithë pjestarët.
Gjyshja jonë e kishte zakon që ushqimin e gatuante me shumë dashuri dhe një buzëqeshje të cilën nuk e hiqte kurrë! Ajo thoshte që ushqimi e përthith energjinë tonë dhe si pasojë të gjithë ata që do të ushqehen nga duart tona do ta marrin këtë energji! Ushqimi shijon më shumë kur bëhet me dashuri!
Shpesh ne shkonim dhe vizitonim arrat dhe mblidhnim fruta apo perime dhe ndjesia më e bukur ishte përshëndetja me kafshët që na dhuronin përditë ushqimin tonë! Këtu nisi pasioni ynë për bujqësinë dhe agrokulturën dhe ky pasion sot është zhvilluar në një bujtinë të vogël por të dashur për të gjithë!
Në hapat e saj...
Si një zonjë shtëpie Besa Mera gjithmonë është kujdesur që të gjithë ne të kishim në dispozicion ushqimet më të freskëta, më të mira dhe me vlera ushqyese më të larta! Ajo gjithmonë ka patur një intuitë të veçantë për bashkimin e ingedientëve të ndryshëm në mënyrë që të gjitha së bashku të vinin të shijshme dhe me funksione ushqyese të larta! Kjo sjellje ka vazhduar gjatë çdo faze të jetës së saj dhe ishte ky fokus në detaje që gjithmonë e më tepër rriti brenda saj vizionin për të krijuar një bujtinë!
Bujtina Mera ishte vizioni i kësaj zonje për të bashkuar cilësinë, freskinë dhe dashurinë për t’ia vendosur në pozicion të gjithë atyre që ndajnë të njëjtat vlera! Por një bujtinë e mirë nuk do të kishte kuptim nëse bashkë me ushqimin nuk do të ishte edhe ambienti që do të mimetizonte origjinat tona! Prandaj ne zgjodhëm Petrelën si një vend i cili bashkon të gjelbrën, ajrin e pastër dhe pamje piktoreske! Të cilat janë korniza më e bukur që mund t’i vendosnim tablosë tonë kryesore: Ushqimit!
Shpesh ne shkonim dhe vizitonim arrat dhe mblidhnim fruta apo perime dhe ndjesia më e bukur ishte përshëndetja me kafshët që na dhuronin përditë ushqimin tonë! Këtu nisi pasioni ynë për bujqësinë dhe agrokulturën dhe ky pasion sot është zhvilluar në një bujtinë të vogël por të dashur për të gjithë!
duke shkruar një histori.....
Ushqimet më të mira janë organike
Pyetjes “Pse të konsumojmë produkte organike?”, mund t’i japim mijëra arsye duke marrë për bazë qasjen e tërësishme që ka ky lloj i prodhimit dhe parimet në të cilat mbështetet.
Prodhimtaria organike mbështetë shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë gjallesave – dheut, bimës, kafshëve, njeriut dhe planetit. Ushqimet organike prodhohen pa përdorimin e plehrave sintetike, hormoneve shtazore, aditivëve të dëmshëm, OMGJ (GMO) e substancave toksike. Këto prodhime nuk i ekspozohen rrezatimit dhe nuk përmbajnë mbetje të antibiotikëve dhe barërave veterinare. Produktet organike identifikohen përmes logos që e garanton integritetin e tyre organik.
Përveç shëndetit, Bujtina Mera është zotuar se biznesi i saj do të ndihmojë të gjitha bizneset lokale duke i marrë të gjitha lëndët e para nga rrethinat e Petrelës. Prandaj ne kemi vendosur kontakte personale, që sot janë kthyer në miqësi të vërteta, me të gjithë këto biznese për të nxitur ekonominë e zonës e së bashku lumturinë në çdo pjatë që ne servirim
Bëni rezervimin tuaj
E hënë- e dielë
8:00- 23:00